2012-03-27 13:40:27

Shtegtimi i Papës në Meksikë e në Kubë: programi në vijim


Papa arriti në Kubë mbrëmë, 26. 03. 2012. Etapat kubane janë Santiago e Havana, me Meshën Shenjte, me rastin e 400-vjetorit të rigjetjes së Nënës së Dashurisë së Krishterë, Zojës së Kobres, kremtuar në Sheshin “Antonio Maceo’, Santiago-Kubë, mbëmë, më 26 mars (17.30 ora vendase, 00.30 evropiane) dhe me vizitën në Shenjtëroren e Zojës së Kobres, Nënës së Dashurisë së Krishterë, shtatore e Marisë, rreth së cilës prej dy shekujsh mblidhet me devocion të thellë mbarë populli kuban (27. 03. 2012; 09.30 me orën vendase, 16.30 evropiane) e,
Një Meshë tjetër Papa do ta kryesojë në Havanë, në Sheshin e Revolucionit, më 28 mars (09.00 me orën vendase, 16.00 evropiane)
Pas Meshës, ceremonia e lamtumirës, në Aeroportin Ndërkombëtar José Marti të Havanës, largimi nga Amerika dhe rikthimi në Vatikan (16.30 me orën vendase, 23. 30 evropiane).
Në këtë shtegtim Papa po përqafon gjithë Amerikën.








All the contents on this site are copyrighted ©.