Sheshi mban emrin e njërit nga heronjtë e rezistencës kubane dhe mund të zërë rreth
200 mijë vetë. Gjenerali mulat, Antonio Maceo (1845-1896), i lindur në Santiago de
Cuba, mori pjesë në dy luftërat për pavarësinë e Kubës. I detyruar të ikë nga vendi,
jetoi ca kohë në mërgim, për t’u rikthyer e për të vdekur gjatë një beteje, në zonën
perëndimnore të Kubës. Shtëpia e tij e lindjes sot është kthyer në muze.