2012-03-26 16:33:40

Seminari i Shën Bazilit të Madh


I ngritur më 1722, një nga institucionet më të lashta arsimore në ishull, mban emrin e urdhërit, të cilit i përkiste themeluesi, Jerónimo Valdés Nosti, ipeshkëv i Santiagos de Cuba. Në fillim, në kolegj pranoheshin jo vetëm kandidatë për meshtari, por dhe të rinj laikë. Me reformën e Shën Anton Maria Klare, kryeipeshkëv i Santiagos de Cuba (1847-1859), Kolegji iu kushtua vetëm përgatitjes së meshtarëve. Në vitin 1908 këtu arritën nga Franca Vëllezërit e Krishterë dhe Jezuitët.Imzot Francisco de Paula Barnada Aguilar, ish–student, profesor e më pas, kryeipeshkëv i Santiago de Cuba (1899-1913), organzoi dioqezet e para në Republikën e Kubës. Në vitin 1961 Seminari u shtetëzua e u shndërrua në shkollë publike. Më 1997 rifilloi veprimtarinë, duke arritur, më 1999, në ceremoninë e dorëzimit të diplomës së parë në filozofi, në bashkëpunim me Universitetin Papnor Katolik të Zojës, Nënë e Mësuese, të Republikës Dominikane.







All the contents on this site are copyrighted ©.