2012-03-26 16:34:16

Santiago de Kuba


Me 400.000 banorë, shtrihet në një port natyror, në bregun jug-lindor të ishullit. Është qyteti i dytë i vendit e rivali i Havanës, me një jetë letrare, muzikore e politike plot gjallëri. I themeluar në vitin 1514 nga Diego Velásquez, nga vitet 1515-1607 qe kryeqytet i Kubës. Ka një histori shumë të pasur kulturore, që nis me ndërtimin e katedrales së Nuestra Señora de la Asunción (Zoja e Ngjitur në Qiell), më 1520 dhe me formimin e një kori në këtë shenjtërore. Mjeshtër kapele i Katedrales, qe kompozitori i famshëm Estéban Salas, i cili shkroi shumë këngë të mirënjohura Krishtlindjeje e vepra të tjera korale, që mbeten edhe sot e kësaj dite më të bukurat e asaj periudhe.
Ndërmjet kishave të shumta të qytetit, kujtojmë Kishën e Zojës Karmë (shek. XVIII); Kishën e Shën Françeskut; të Shën Tomës (shek XVIII), të të Shenjtnueshmes Trini, etj.
Santiago njihet edhe si qytet heroik, sepse qe teatër i kryengritjes në vitin 1959. Që aty u shpall përfundimi me sukses i revolucionit.
Së fundi, provinca e Santiagos është atdheu i ‘son’(valle, që i parapriu asaj, me emrin ‘salsa’) dhe të famshmit ‘rum’, që vendasit e quajnë ‘ron’.







All the contents on this site are copyrighted ©.