2012-03-25 19:38:59

Shenjtorët e Javës sipas Kalendarit kishtar


E diel 25 mars Kisha kremton të dielën e 5-të e të fundit krezhmëve. Gjithnjë më 25 mars përkujtohen shën Hajduti i Mirë, shën Kuirini martir e shën Luçia Filipini, virgjër, themeluese e mësueseve të përshpirtshme Filipini, prej vitesh me mision në Shqipëri, sidomos në Berat.
Të hënën më 26 mars bie festa e Lajmërimit të Zotit dhe shën Teodori e shën Kastuli, martir. Solemniteti na kujton përgjigjen që i dha Virgjëra Mari Kryeengjëllit Gabriel: “Qe shërbëtorja e Tënzot, u bëftë mbi mua si është fjala jote”.
Të martën më 27 mars përkujtohet shën Ruperti, ipeshkëv. Liturgjia na kujton se edhe ne nganjëherë ndjehemi të lodhur e të shkurajuar, si populli hebraik në shkretëtirë, sepse kemi pak besim në shpëtimin që vjen nga Zoti në Jezu Krishtin.
Të mërkurën më 28 mars përkujtohet Na kujtojnë se feja në Krishtin na bën të lirë, e megjithatë shpesh herë vazhdojmë të jemi skllevër të besëtytnisë e të egoizmit.
Të enjten më 29 mars përkujtohet shën Eustazi, ipeshkëv i Napolit dhe shën Prenka i Astit
Të premten më 30 mars përkujtohet shën Gjon Klimaku, abat i Sinait, shën Amedeu IX i Savojës e shën Leonardi Murialdo
Të shtunën më 31 mars përkujtohet shën Balbina, matronë romake, shën Beniamini, diakon e martir.
Të dielën e ardhshme më 1 prill bie e Diela e Larit dhe e Mundimeve të Zotit tonë Jezu Krisht, me të cilën fillon Java e Madhe e Pashkëve. Po më 1 prill kalendari përkujton edhe e shën Venancin, ipeshkëv i Salonës e martir dhe shën Ugon, ipeshkëv i Grenoblës.







All the contents on this site are copyrighted ©.