2012-03-25 09:51:48

Katedralja Bazilikë e Leónit.


I kushtohet Zojës së Dritës. Guri i saj i parë u vendos në themele më 1746, me nismën e Etërve Jezuitë. Ndërtimi, i ndërprerë pas dëbimit të Jezuitëve nga kolonitë spanjolle, rifilloi në shekullin XIX, falë mbështetjes së familjes Obregon. Katedralja u shugurua më 16 mars të vitit 1866. Punimet e fundit për restaurimin e fasadës, u kryen më 1902, me rastin e kurorëzimit të Shtatores të Zojës së Dritës. Katedralja, cak shtegtimesh kombëtare, mund të zërë 500 vetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.