Shtegtimi i Papës në Meksikë e në Kubë: programi, në vijim
Papa, bari e shtegtar në Meksikë e Kubë (23-29 mars 2012) Është shtegtimi i 23-të
apostolik ky, që nisi Ati i Shenjtë drejt Meksikës e Kubës. Veprimtaria e parë
ishte takimi me gazetarët në avionin papnor, dje, më 23 mars. pasuar nga ceremonia
e mirëseardhjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Guanajuatos (León). Sot, në orën
18.45 me orën vendase, 02.45 me atë evropiane (kujtojmë ndryshimin e orës) Papa do
të takohet me fëmijët në Plaza de la Paz të Guanajuatos. Më pas do të kryesojë Meshën
Shenjte në León, në Parkun e Dyqindvjetorit të Pavarësisë, hapësirë e gjerë, kushtuar
luftës kombëtare meksikane. Po këtu do të kremtojë edhe Lutjen e Engjëllit të
Tënzot. Në mbrëmje, do t’u prijë Lutjeve mbrëmësore me ipeshkvijtë e Meksikës
e të Amerikës Latine, në Katedralen e Zojës së Dritës. Do të largohet nga Meksika
më 26 mars, pas ceremonisë së lamtumirës, në Aeroportin Ndërkombëtar të Guanajuatos
(León).Një festë lamtumire, që pasohet nga një tjetër, mirëseardhjeje, në Aeroportin
Ndërkombëtar “Antonio Maceo”, të Kubës.