2012-03-24 11:42:17

Më 24 mars kalendari kujton shën Katerinen e Suedisë


Më 24 mars kalendari kishtar kujton shën Katerinen e Suedisë, rregulltare.Etimologjia e emrit “Katerina” vjen nga greqishtja e do të thotë “grua e pastër”. E tillë ishte Katarina Ulfsdoter, e njohur si Katerina e Suedisë, vajza e dytë e 8 bijve të shën Brigjidës, mistikes së madhe suedeze që shënoi thellësisht historinë, jetën dhe letërsinë e vendit skandinav. Lindur në vitin 1331, në moshë shumë të re, Katerina u martua me Edgarvon Kyren, fisnik me gjak, por sidomos në shpirt. Ai jo vetëm pranoi dëshirën e vajzës për të ruajtur virgjërinë, por bëri edhe të njëjtin kusht. 19 vjeç, Katerina shkoi tek e ëma në Romë, ku mori pjesë në jetën e saj intensive fetare e në shtegtimet e shën Brigjidës. Pas vdekjes së shenjtes, Katerina ktheu trupin e së ëmës në atdhe e, në vitin 1375, hyri në kuvendin e Vadstenës. Në vitin 1380 u zgjodh eprore e kuvendit. Vdiq më 24 mars 1381.







All the contents on this site are copyrighted ©.