Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 5-të të Kreshmëve “B”
Dëgjues të nderuar, ja përsëri në takimin tonë javor me Fjalën e Zotit të liturgjisë
hyjnore të së dielës, kësaj herët do të dëgjojmë dhe meditojmë së bashku leximet biblike
të dielës së 5-të e të fundit të kohës së Kreshmëve të ciklit të dytë, sipas kalendarit
kishtar. Pashkët tashmë janë afër, po çka do të thotë të kremtosh Pashkët? Çka
do të thotë të përkujtosh Pashkën e Jezusit? Në këtë na përgjigjet leximi i parë i
kësaj së diele nga Jeremia profet:Do ta shkruaj ligjin në zemrën tuaj” “ (Jer 31,33).
Pashkët vinë në zemër! Atëherë nëse nuk ndryshon zemra, nuk ka Pashkë. Nëse nuk rritet
dashuria, mirëkuptimi, solidariteti brenda shtëpive tona, nuk ka Pashkë. Nëse nuk
bëjmë gjeste pajtimi me ata që na bërë të vuajmë, nuk ka Pashkë. Sidomos nëse nuk
e pranojmë Jezu Krishtin në jetën tonë duke u bërë një gjë e vetme me zgjedhjet e
Tij, me përcaktimet e Tija, nuk ka Pashkë. Po Krishti çfarë të risie ka sjell në
botë? Ta dëgjojmë Ungjillin e kësaj së diele, që na paraqet Jezusin në javën e mbramë
të jetës së Tij. Jezusi gjendet në Jerusalem, në mesin e njerëzve: Zoti ndër njerëz! Disa
u kërkojnë apostujve: Duam ta shohim Jezusin! Duam ta njohim! Është kjo një pyetje
e ligjshme, një kërkesë që përsëritet me të drejtë, një pyetje që lexohet në sytë
e shumë njerëzve. E megjithatë, nëse dikush sot do të na kërkonte neve: ‘Më ndihmo
ta njoh Jezusin!’, ne çka do të përgjigjeshim? Vështrimi jonë i fesë na mundëson ta
shohim Jezusin e ta takojmë në fjalën e tij e në bukën e tij, në dashurinë e mirësinë
e çdo njeriu. Liturgjia e Fjalës së Zotit e kësaj së diele të 5-të të Kreshmëve,
na fton të depërtojmë thellë në misterin e Jezusit, që dëftohet në vdekjen e ngjallen
e tij, dhe të kuptojmë domethënien shpëtimprurëse të këtij misteri për jetën e njeriut.
Për të na kthyer besëlidhjen me Atin Qiellor, Jezusi ka vdekur porsi kokrra e grurit
që zhduket në tokë që të mbin në një jetë të re. Liturgjia e Fjalës Hyjnore
Leximi
i parë Jer 31, 31-34
Pabesnikëria e hebrenjve ndaj besëlidhjes me Hyjin
e ka çuar popullin në skllavëri. Por Hyji qëndron besnik, nuk e mohon popullin e
tij. Por kur hebrenjtë provojnë përsëri përvojën e internimit, profeti paralajmëron
një marrëveshje të re të Hyjit me popullin e vet. Ligji nuk do të jetë më i shtypur
mbi tavolinën prej guri, por në zemrën e njeriut.
Lexim prej Librit të
Jeremisë profet
Ja, po vijnë ditët - është fjala e Zotit – kur do të lidh
me shtëpinë e Izraelit e me shtëpinë e Judës një Besëlidhje të re. Jo si Besëlidhja
që e pata bërë me etërit e tyre, atë ditë kur i mora për dore, për t’i nxjerrë nga
toka e Egjiptit. Këtë Besëlidhje ata e thyen. Atëherë unë u dëftova se jam zotëria
i tyre - është fjala e Zotit. Por ja Besëlidhja që unë do ta lidh pas këtyre ditëve
me shtëpinë e Izraelit - është fjala e Zotit: Në shpirtin e tyre do ta fus Ligjin
tim, do ta shkruaj në zemrën e tyre. Atëherë do të jem Hyji i tyre e ata do të jenë
populli im. Dhe atëherë s’do të kenë nevojë ta mësojë njëri-tjetrin e vëllai vëllanë:
‘Njihe Zotin!’, sepse të gjithë do të më njohin, prej më të voglit e deri në më të
madhin – thotë Zoti – sepse do ta fal fajësinë e tyre e s’do ta kujtoj më mëkatin
e tyre.” Fjala e Zotit. Falënderojmë Hyjin.
Psalmi 51 Krijoje
në mua, o Hyj, një zemër të pastër Ki mëshirë për mua, o Hyj, sipas mëshirës
sate, pashë mirësinë tënde shlyeje mëkatin tim! Më laj krejtësisht prej mëkatit
tim e më pastro prej fajit tim.
Krijoje në mua, o Hyj, zemrën e pastër, përtërij
në mua një shpirt të qëndrueshëm! Mos më flak larg fytyrës sate, mos e hiq prej
meje shpirtin tënd të shenjtë.
Ma kthe gëzimin e shpëtimit tënd, dhe më
forco me shpirt të gatshëm.
Leximi i dytë Heb 5,7-9
E unë do t’ua mësoj
mëkatarëve udhën e shëlbimit, e fajtorët do të kthehen tek ti.
Pali na përshkruan
agoninë e Jezusit në Gjetseman dhe na shfaq Jezusin, njeriun e vuajtur që i lutet
Atit. Në atë natë ankthi, Krishti është bërë kryetar dhe meshtar i një njerëzimi
të ripërtërirë. Hyji fton të gjithë të krishterët të marrin mbi vete peshën e dhimbjes
njerëzore, për të qenë si Krishti njerëz që u dhurohen të tjerëve. Lexim prej
Letrës drejtuar Hebrenjve Pali na përshkruan agoninë e Jezusit në Gjetseman
dhe na shfaq Jezusin, njeriun e vuajtur që i lutet Atit. Në atë natë ankthi, Krishti
është bërë kryetar dhe meshtar i një njerëzimi të ripërtërirë. Hyji fton të gjithë
të krishterët të marrin mbi vete peshën e dhimbjes njerëzore, për të qenë si Krishti
njerëz që u dhurohen të tjerëve. Krishti, në ditët e jetës së vet këtu mbi tokë,
i kushtoi urata dhe lutje me ofshame të mëdha dhe me lot Atij që mundte ta shpëtonte
nga vdekja, dhe qe vështruar për shkak të nënshtrimit të vet. Ai, megjithëse ishte
Bir, mësoi nga ato që pësoi të jetë i dëgjueshëm dhe, pasi e fitoi përsosmërinë, për
të gjithë ata që e dëgjojnë, u bë shkaku i shëlbimit të amshuar. Fjala e Zotit.
Falënderojmë Hyjin.
Lavdi ty, o Krisht, Mbret i lavdisë së amshuar! Kush
do të më shërbejë, le të vijë mbas meje. Ku jam unë, atje do të jetë edhe shërbëtori
im. Lavdi ty, o Krisht, Mbret i lavdisë së amshuar!
Ungjilli
Gjn 12, 20-33 Në këtë pjesë është përshkruar paradoksi i Ungjillit: për të
fituar mbi vdekjen është e nevojshme të lejojmë që të shtypemi nga vdekja; për të
arritur fitoren është e nevojshme të jetojmë momentin e mundimeve; për të jetuar është
e nevojshme të vdesësh. Jezusi nuk vdes për tu dekompozuar, por për të rikrijuar
një shumicë personash. Zgjedhjet e dhimb-shme të tanishme nuk janë vetëm humbje, por
i japin jetë një të ardhmjeje më të bukur. Leximi i Ungjillit shenjt sipas Gjonit Në
atë kohë, ndër ata që kishin ardhur në festë për të adhuruar, ishin edhe disa grekë.
Ata iu afruan Filipit, që ishte prej Betsaidës së Galilesë, dhe iu lutën: “Zotëri,
dëshirojmë ta shohim Jezusin.” Filipi shkoi dhe i tha Andreut; Andreu e Filipi shkuan
e i treguan Jezusit. Jezusi u përgjigji: “Arriti ora të lavdërohet Biri i njeriut.
Përnjëmend, përnjëmend po ju them: nëse kokrra e grurit e mbjellë në dhe nuk vdes,
jet e vetme; po nëse vdes, jep shumë fryt! Kush e do jetën e vet, do ta humbë.
Ai që e urren jetën e vet në këtë botë, ai do ta ruajë për jetën e pasosur. Kush do
të më shërbejë, le të vijë mbas meje. Ku jam unë, atje do të jetë edhe shërbëtori
im. Atë që do të më shërbejë, do ta nderojë Ati im. Tani shpirtin e kam të tronditur,
e ç’të them? O Atë, më shpëto nga kjo orë? Porse, fill për këtë erdha në këtë oreë!
O Atë, jepi lavdi Emrit tënd!” Ndërkaq jehoi një zë prej qiellit: “E lavdërova
dhe prapë do ta lavdëroj!” Tashti, populli që ishte pranë dhe po dëgjonte, thoshte:
“Bubulloi!” Tjerë thoshin: “Ëngjëlli foli me të!” Jezusi u përgjigji: “Ky zë nuk jehoi
për mua, por për ju! Tani erdhi dita të gjykohet kjo botë, tani princi i kësaj bote
do të hidhet jashtë! E unë, kur të jem lartësuar nga toka, do t’i tërheq tek unë të
gjithë njerëzit.” Foli kështu për të shënuar se me ç’vdekje do të vdiste. Fjala
e Zotit. Lavdi të qoftë ty, o Krisht.
Më tepër mbi liturgjinë e Fjalës
së Zotit të dielës së 5-të të Krezhmëve, mund të dëgjoni këtu...............