Telegrame të tjera të Papës gjatë udhëtimit për në Meksikë
Përveç presidentit italian, Papa Benedikti XVI u dërgoi telegrame edhe krerëve të
të gjitha shteteve, mbi të cilat kaloi avioni i tij. Ati i Shenjtë përshëndeti e bekoi
francezët, siguroi lutje për popullin britanik dhe Mbretëreshën Elizabeta II, u uroi
paqe e begati irlandezëve, çdo të mirë danezëve e kanadezëve e në fund, përshëndeti
presidentin amerikan Barak Obama dhe popullin e SHBA-së.