2012-03-23 17:40:05

Kolegji i Zojës së Miraflores në Leon


Me këtë emër, që të kujton kompleksin murgar të çertozinëve, në Spanjë, njihet ajo, që do të jetë selia papnore gjatë shtegtimit apostolik në Leon të Meksikës. Është një kompleks i madh shkollor, i drejtuar nga Rregulltaret Shërbëtore të së Shenjtnueshmes Eukaristi e të Nënës së Zotit. Kongregata, që ka një mision të dyfishtë edukativ e shoqëror, është e pranishme në shumë vende të Evropës, të Afrikës e të Amerikës Latine.







All the contents on this site are copyrighted ©.