2012-03-22 12:50:59

Një takim kreshmor, nga bashkësia bizantine e shën Atanazit.


Të shtunën, më 24 mars 2012, në orën 17.00, në sallën e Via dei Greci 46, Romë, arbëreshë e shqiptarë do të mblidhen përsëri, për të marrë pjesë në një konferencë kushtuar përgatitjes shpirtërore për Kreshëm në prag të Javës së Madhe të Pashkëve.
Takimi organizohet nga Kolegji Papnor Grek dhe Bashkësia bizantine e Shën Atanazit. Titullohet “Lavdet e së Premtes së Madhe”.
Ftohen të marrin pjesë të gjithë dashamirët e kësaj Vatre, rreth së cilës nuk kanë pushuar s’u mbledhuri, për të dëgjuar të rejat nga të gjitha fushat e jetës së Atdheut. Në takimin e mëparshëm, u njohën me një libër të ri, sa të nevojshëm, aq me vlerë, përgatitur nga don Paskuale Ferraro, titulluar: “Liturgjia Hyjnore dhe Java e Madhe”.
Të shtunën e ardhshme, për të thelluar përgatitjen shpirtërore në prag të Mundimeve e të Ngjalljes së Zotit tonë Jezu Krishtit. Do të flasë Arkimandriti, Profesor P. Manuel Nino osb. Konferencën, si zakonisht, do ta drejtojë Profesor Domeniko Moreli.







All the contents on this site are copyrighted ©.