2012-03-21 18:28:06

Për Myftiun e Madh, duhet të shkatërrohen të gjitha Kishat e Gadishullit Arabik


Duhet të shkatërrohen të gjitha kishat e Gadishullit Arabik. Ky është mendimi i autoritetit më të lartë islamik të Arabisë Saudite, Myftiut të Madh, shehut Abdul Aziz bin Abdullah, i cili i përgjigjet delegacionit të një shoqate jo qeveritare kuvajtiane – the Society of the Revival of Islamik Heritage – që kërkonte sqarime mbi një çështje të debatuar këto ditë në Kuvajt. Një deputet i kërkoi parlamentit kuvajtian të ndalojë ndërtimin e kishave të reja në vend, por propozimi nuk u pranua. Sipas Myftiut, profeti Muhamet thotë se Gadishulli Arabik duhet të ketë vetëm një fe. Meqë Kuvajti bën pjesë në të, atëherë nuk duhet të lejojë fe tjetër. Ky pohim, i cili shkon përtej propozimit të parlamentarit, është pritur me shqetësim të madh nga të krishterët, që jetojnë në vendet arabe e ka shkaktuar reagime në mediat e Lindjes së Mesme. Kujtojmë se në Arabinë Saudite nuk lejohet ndërtimi i kishave, megjithëse të krishterët e kalojnë një milionëshin.







All the contents on this site are copyrighted ©.