Brenda vitit 2015 do të lindë Bashkimi Euroaziatik
Rusia dëshiron të ringjallë një lloj Bashkimi të vogël Sovjetik, sipas modelit të
Bashkimit Evropian, me objektiv forcimin e integrimit ndërmjet ekonomive të vendeve
ish-sovjetike. Marrëveshja për formimin e Bashkimit Euroaziatik, lindja e të cilit
parashikohet më 1 janar 2015, u dha nga presidenti rus Medvjedjev, me rastin e mbledhjes
së Bashkësisë Ekonomike Euroaziatike, që u zhvillua dje në Kremlin. Ukraina do të
marrë pjesë vetëm si vëzhguese, në pritje që të zgjidhet çështja e furnizimit të saj
me gazin rus. Në këtë bashkësi, aktive që nga viti 1996, marrin pjesë përveç Rusisë,
Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizistani dhe Taxhikistani. Vëzhgues, përveç Ukrainës,
edhe Armenia e Molldavia.