2012-03-19 15:54:59

Në Vatikan vijojnë takimet me specialistët e Moneyval. Komunikatë e Sallës së Shtypit.


Në kuadrin e veprimtarive të bashkëpunimit, nisur nga Selia e Shenjtë me Monyval ( Dega e Këshillit të Evropës që merret me vlerësimin e sistemeve të antiriciklimit në vendet anëtare) nga 14 deri më 16 mars në Vatikan u mbajtën disa takime me karakter teknik, me pjesëmarrjen e specialistëve. E pohon një komunikatë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë dhe e Qytet-Shtetit të Vatikanit. Takimet, organizuar sipas një marrëveshjeje paraprake, duke pasur parasysh specifikën e Selisë së Shenjtë e të Qytet-Shtetit të Vatikanit, si dhe faktin se bëhet fjalë për vlerësimin e parë të rregullave përkatëse, krijuan kushtet për marrjen e një sërë informacionesh lidhur me hapat e bëra në procesin e përshtatjes me standardet ndërkombëtare në fushën e parandalimit dhe të kundërvënies të çdo forme të riciklimit e të financimit të terrorizmit, siç është adoptimi i Dekretit N. CLIX, të 25 janarit 2012, që zëvendësoi Ligjin n. CXXVII të 30 dhjetorit 2010, si dhe ratifikimi i aderimit në disa Konventa ndërkombëtare, me rëndësi në këtë fushë. Ashtu si në rastin e takimeve të nëntorit 2011, njofton komunikata, specialistët u takuan me përfaqësues të autoriteteve kompetente të Selisë së Shenjtë dhe të Qytet-Shtetit të Vatikanit. Faza e tanishme do të vijojë me hartimin e një raporti që, siç parashikohej, do të shqyrtohet nga Asambleja e Përgjithme e Moneyval, korrikun e ardhshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.