Më 19 mars u botua enciklika e Piut XI “Divini Redemptoris” kundër komunizmit ateist
Enciklika e Papës Piut XI “Divini Redemptoris”, botuar më 19 mars 1937 i kushtohet
denoncimit e gabimeve të komunizmit ateist. Me këtë Letër enciklikë Papa Piu XI denoncoi
gabimet e komunizmit, që “e zhveshi njeriun nga liria e tij duke i dhunuar dinjitetin
personit njerëzor e përbuzur çdo vlerë morale, e si pasojë duke udhëhequr shoqërinë
drejt humnerës, pa kthim e shpëtim. Për Papën Piun XI komunizmi ateist është “ në
thelb degjenerues” që ka qëllime të mbrapshta, në të cilat fshehët ideja e “rreme”
e shpëtimit dhe përparimit. Me ‘Mit brennender sorge’, botuar pesë ditë para,
Papa Piu XI i jep një goditje të fuqishme dhe denoncon publikisht ideologjitë dhe
regjimet totalitare të epokës, komunizmin dhe nazizmin.