2012-03-16 18:44:17

Senati meksikan miraton normën e Kushtetutës, që njeh lirinë e fesë


Pak ditë para vizitës së Papës, senati meksikan miratoi ndryshimet në nenin e 24-t të Kushtetutës, që ka të bëjë me lirinë e fesë. Sipas kësaj norme të re, çdo individ është i lirë të ketë bindjet e tij etike e fetare, të cilat mund t’i zgjedhë ashtu si ia dikton ndërgjegjja e vet. Gjithashtu, ka të drejtë të marrë pjesë, në mënyrë individuale ose kolektive, publikisht ose privatisht, në ceremoni, kremtime e akte kulti, me kusht që të mos thyejë ligjin. Së fundi, nënvizohet se askush nuk mund ta përdorë këtë liri e shprehjen e saj për qëllime politike, proselitismi, ose propagande. Mbetet si në të kaluarën klauzola, sipas së cilës, feja nuk mund të mësohet në shkolla, duke përfshirë edhe ato private e madje, edhe ato, që u përkasin besimeve fetare.







All the contents on this site are copyrighted ©.