2012-03-16 16:03:33

Ratifikohet Marrëveshja ndërmjet Selisë së Shenjtë e Mozambikut.


Selia e Shenjtë dhe Republika e Mozambikut kanë shpall zyrtarisht ratifikimin e “Marrëveshjes mbi Parimet dhe Udhëzimet Juridike për Marrëdhëniet ndërmjet Selisë së Shenjt e Republikës së Mozambikut”, që ishte nënshkruar në Maputo më 7 dhjetor 2011. Kështu bënë të ditur Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë.
Marrëveshja, përbëhet nga një Parathënie dhe 23 Artikuj, që rregullojnë aspekte të ndryshme, mes të cilëve statusin juridik të Kishës Katolike në Mozambik, njohjen e diplomave e titujve të studimeve, martesën kanonike si dhe regjimin fiskal. “Marrëveshja, me hyrjen në fuqi zyrtarisht – pohon deklarata – do të përforcojë lidhjen miqësore e bashkëpunimi ekzistues ndërmjet dy Palëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.