2012-03-16 17:06:49

Primati anglikan Rouan Uilliams do të paraqesë dorëheqjen në fund të vitit


Në një komunikatë, të publikuar në faqen e internetit të Primatit Anglikan, Rouan Uilliams informohet zyrtarisht se ai ka pranuar vendin e Mjeshtrit të Kolegjit të Magdalenës në Kembrixh, ku do të fillojë punë në janar 2013. Prandaj, në fund të këtij viti, do të paraqesë dorëheqjen, duke u larguar nga udhëheqja e Kishës së Anglisë e të Bashkimit Anglikan.

Ky vendim i është njoftuar edhe mbretëreshës Elizabeta II, e cila, siç dihet, është Guvernatorja më e Lartë e Kishës së Anglisë. Në vitin 2002, pikërisht ajo e emëroi kryeipeshkvin Rouan Uilliams në postin që mban sot, si Primat i 104-t Anglikan. Prania e kryeipeshkvit të Kanterburit në Sinodin e Kishës Katolike mbi ungjillëzimin e ri, që do të mbahet në tetor në Vatikan, do të jetë një nga impenjimet e tij të fundit.







All the contents on this site are copyrighted ©.