Më 16 mars kalendari kujton shën Hilarin e Ticianin
Më 16 mars kalendari kishtar përkujton Shën Hilarin ipeshkëv e Ticianin diakon të
Akuilesë, martirë. Shën Hilari, i cili në Martiriologun jeronimian kujtohet njëherësh
me Ticianin diakon, ka qenë ipeshkvi i dytë i Akuilesë, në Itali, Sipas një tradite
të lashtë kishtare, ipeshkvi Hilari e diakoni Ticiani pësuan së bashku martirizimin
nën Numerianin, më 16 mars të vitit 284. Mbi varrin e Hilarit, në Akuile u ngrit
që në shekullin IV një kapelë përkujtimore tetëkëndëshe, që aso kohe quhej ‘martyrium’.
Në fund të shekulli VI, nga frika e Longobardëve, patriku Pal iku në Grado, duke mbartur
me vete edhe reliket e martirëve të shenjtë ndërmjet të cilave, edhe ato të Hilarit
e të Ticianit. Më vonë, në shekullin e XIII, në Goricie të Italisë martirëve iu kushtua
një Kishë, që u bë Kishë famullitare e qytetit duke filluar nga viti 1460 e, pas shpërbërjes
së Patriarkatit të Akuilesë, u ngrit përsëri në rangun e katedrales së kryedioqezës
së re metropolite, themeluar në vitin 1751. Të dy shenjtorët martirë nderohen si Pajtorë
qiellor të qytetit të Goricies.