Përplaset një autobuz në Zvicër: gjejnë vdekjen 22 fëmijë.
Gjejnë vdekjen 22 fëmijë në Zvicër. Një autobuz me nxënës të dy shkollave nga Belgjika,
që po ktheheshin në shtëpi, pas një jave ski në malet me dëborë të vendit helvetik,
u përplas mbrëmë në afërsi të Sierre. Deri tani, numërohen 28 të vdekur, prej të cilëve
22 fëmijë. 24 të tjerë janë shtruar në spital e disa luftojnë për jetë a vdekje. Arsyeja
e përplasjes mund të ketë qenë shpejtësia e madhe e përgjumja e shoferit. Gjatë gjithë
natës, është punuar për të shpëtuar jetën e 52 udhëtarëve, me efikasitetin e shpirtmadhësinë,
që e karakterizon popullin shumëkombësh zviceran. Kryeministri belg foli për tragjedi
kombëtare. Ipeshkvijtë e Belgjikës luten për shpirtin e viktimave e për familjarët
e tyre. Gjatë lutjes së sotme në katedralen e Lovanios, lexohet mesazhi i ngushëllimit
i Benediktit XVI drejtuar familjeve dhe personave të përfshirë në këtë tragjedi.