2012-03-14 15:28:54

Më 3 maj Benedikti XVI do të vizitojë Universitetin Katolik të Romës.


Universiteti Katolik i Zemrës së Krishtit do të takohet me Papën. Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi sot se, më 3 majin e ardhshëm, në orën 11.00, Benedikti XVI do të shkojë për vizitë në shkollën e lartë, me rastin e 50-vjetorit të themelimit të fakultetit të mjekësisë e të kirurgjisë. Me këtë rast, do të mbajë edhe një fjalim.








All the contents on this site are copyrighted ©.