2012-03-14 15:28:42

Meksikë: titullohet “Lajmëtar i paqes”, Himni zyrtar i shtegtimit të Papës.


“Lajmëtar i paqes, lajmëtar i dashurisë, që zemrën na e mbush me shpresë; ky popull ta mban besën, e lidhur fort kahmot ”: pak a shumë këto janë disa nga fjalët, me të cilat nis Himni zyrtar, që do të shoqërojë gjithë vizitën e Benediktit XVI në Meksikë, nga 23 deri më 26 mars. Kënga, e paraqitur dje nga Konferenca ipeshkvnore meksikane, titullohet “Lajmëtar i paqes”. E kompozuar nga Karlos Lara, interpretohet prej këngëtarëve të ndryshëm, ndërmjet të cilëve, italiania Filipa Xhordano. “Shpresojmë, shpjegojnë anëtarët e Komitetit organizator të vizitës së Papës, se kjo këngë dashurie, me të cilën do t’i urojmë mirëseardhjen Papës, do të jetë për Kishën e shoqërinë meksikane, burim frymëzimi, për të fuqizuar lidhjet e dashurisë, të solidaritetit e të vëllazërimit ndërmjet familjeve, miqve, kolegëve e të mbarë shoqërisë. Fjalët e muzika e këtij Himni mund të hapin rrugë të reja paqeje, feje, shprese”.
Për t’u rikujtuar edhe se, pasi të përfundojë vizitën në Meksikë, Benedikti XVI do ta vijojë shtegtimin e tij apostolik ndërkombëtar, duke shkuar në Kubë, nga 26 deri më 28 mars.Rikthimi në Vatikan parashikohet për 29 mars.







All the contents on this site are copyrighted ©.