2012-03-12 15:34:18

Kush është Boko Haram?


Emri Boko Haram është bashkim i fjalëve “edukimi perëndimor është mëkat”, domethënë “haram”. Sekt fetar fondamentalist islamik, shumë aktiv në Nigeri, kërkon rivendosjen e Shari’a islamike, apo Sheriatit, si ligj themelor në 36 shtetet e kombit.
Grupi u themelua në vitin 2002 në Maiduguri nga Ustaz Mohamed Jusuf, militant e lider i sektit deri në vrasjen e tij, në korrik 2009. Në vitin 2004 selia u transferua në Kanamma (Jobe), ku krijoi një qendër operative, të quajtur “Afganistan”. Prej këndej nisi sulmi kundër kishave të krishtera e bashkësive të krishtera. Kjo është rrënja, që duhet shkulur.








All the contents on this site are copyrighted ©.