2012-03-11 16:52:41

Nigeri: Sulmohet një kishë: 10 të vdekur.


Sulm i ri në Nigeri kundër bashkësisë katolike. Sipas një bilanci të përkohshëm, të paktën 10 vetë mbetën të vrarë e disa të tjerë, të plagosur, në një atentat kamikaze kundër një kishe të qytetit Jos, kryeqendër e shtetit federal Platò. Mbi bazën e të dhënave të para, atentatori vetëvrasës, sulmoi një kishë në qendër të qytetit, në timon të një makine plot me lëndë shpërthyese. Atentati ndodhi në qendër të Nigerisë, në një vend që, edhe pak kohë më parë, ishte teatër i sulmeve gjakatare kundër të krishterëve. Pas sulmit, sipas burimeve të krishtera, pati edhe raprezalje, gjatë cilave humbën jetën më se 10 vetë.
Ndërkaq shqetësimi arrin edhe në Tanzani, prej nga imzot Rogatus Kimaryo shpreh, me telefon, shqetësimin për rrezikun e përhapjes së sëmundjes së fondamentalizmit të ekstremistëve të Boko Haramit edhe në vendin fqinj me Nigerinë.









All the contents on this site are copyrighted ©.