2012-03-10 10:57:24

Më 10 mars kalendari përkujton shën Simpliçin, Papë


Sot më 10 mars kalendari i Kishës katolike përkujton Shën Simpliçin Papë, që e drejtoi Kishën katolike nga 3 marsi i vitit 468 deri me 10 mars 483.
Simpliçi, i lindur në Tivoli afër Romës, u ul në fronin e Shën Pjetrit në udhëheqje të Kishës Universale në vitet e vështira e të errëta, kur Perandoria Romake e Perëndimit shembej nën peshën e padurueshme të dyndjeve barbare e të kolerës. Kjo ngjarje pati pasoja të rënda si për jetën civile, ashtu edhe për atë Kishtare.
Si Kryebari i Kishës Universale, Simpliçi Papë luftoi kundër herezisë ariane dhe monofizizmit, që mohonte natyrën hyjnore të Krishtit.
Ndërtoi shumë kisha, ndërmjet të cilave, Kishën e Rrumbullakët të Shën Shtjefnit, në Romë, pranë së cilës ndodhet Shtëpia e përgjithshme e rregulltarëve të Kraharorit të Shenjtë, shumë të njohura në Shkodër për shkollën e tyre, si dhe Kishën e shën Bibianës.
Ishte njohës dhe mbrojtës i madh i arteve. Falë ndërhyrjes së tij energjike, shpëtuan nga shkatërrimi shumë vepra pagane arti, sidomos mozaikët e Kishës së Shën Andreut në Romë. Reliket e Shenjtit ruhen e nderohen në vendlindjen e tij, në Tivoli.







All the contents on this site are copyrighted ©.