2012-03-09 19:01:13

Atë Anton Luli, jezuiti shqiptar që e bëri të qante Papën Gjon Pali II


Lindi në Lohe, Koplik, 17 korrik 191, ndërroi jetë në Romë, 9 mars 1998. Atë Anton Luli e bëri të qante Papën Karol Vojtila duke treguar historinë e martirizimit të klerit shqiptar nën diktaturën komuniste dhe historinë e jetës së tij të jashtëzakonshme, gjatë pjesëmarrjes në kremtimet për 50-vjetorin e meshtarisë së Atit Shenjtë Gjon Palit II në Vatikan më 7 nëntor 1996.
Aq e jashtëzakonshme ishte jeta e këtij jezuiti shqiptar, sa sivëllezërit jezuitë nëpër botë e dinin të martirizuar, duke mos pasur prej vitesh asnjë lajm prej atij, që ishte varrosur për së gjalli ndër burgje e kampe përqendrimi të komunizmit. Prandaj, kur munden ta takonin përsëri Atë Anton Lulin, gati –gati si të dalë nga varri, i kushtuan librin “Già dato per martire” (përkthyer shqip me titullin “Atë Lulin ne e dinim martir”) - botuar më 1996 nga Civiltà Cattolica.

Pikërisht dëshmitë rrëqethëse të këtyre viteve u solli me vete sivëllezërve jezuitë Atë Luli, kur më në fund doli i gjallë nga varri dhe nisi të tregojë, që breznitë e sotme e të ardhme të mos harrojnë kalvarin e përshkuar e mundimet që pësuan nga regjimi komunist ai e populli shqiptar, ta ruajnë lirinë si gjënë më të shtrenjtë, në se nuk duan të rijetojnë tragjedinë e atyre që, edhe në varr, i kanë mbi eshtra shenjat e martirizimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.