2012-03-07 17:04:02

Benedikti XVI priti ministrin gjerman të financave Schaueble


Sot paradite, në Vatikan, në mbarim të audiencës së përgjithshme, Papa Benedikti XVI priti në një ndër sallat pranë Sallës së madhe Pali VI, ministrin e Financave të Gjermanisë, Wolfgang Schaueble me delegacion. Ministri gjerman gjendet në Itali për një vizitë zyrtare, gjatë së cilës takohet me kryeministrin Mario Monti dhe presidentin Giorgio Napolitano.







All the contents on this site are copyrighted ©.