2012-03-07 18:54:27

Benedikti XVI konfirmon kardinalin Bagnasco president të Konferencës Ipeshkvnore Italiane edhe për një mandat të ri


Papa Benedikti XVI ka konfirmuar president të Konferencës ipeshkvnore katolike italiane (CEI), për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar, kardinalin Angelo Bagnasco, kryeipeshkëv i Gjenovës. Kardinali qe emëruar president i CEI-it më 7 mars të vitit 2007 e krijuar kardinal në Konçistorin e 24 tetorit 2007. Nga 30 shtatori 2011, kard. Bagnasco është zëvendëspresident i Këshillit të Konferencave ipeshkvnore evropiane (Ccee) për pesëvjeçarin 2011-2016. Ndër detyrat aktuale që ka siguron si: president i Këshillit për çështjet ekonomike të Cei, president i Konferencës ipeshkvnore të Liguries, anëtar i Kongregatës së Vatikanit për Kisha lindore, anëtar i Kongregatës së Vatikanit për kultin hyjnor e disiplinën e sakramenteve, anëtar i Kongregatës së Vatikanit për ipeshkvij.
Po kujtojmë se kard. Bagnasco ka vizituar disa herë Shqipërinë dhe njeh nga afër realitetin e shoqërisë e të Kishës shqiptare, për çka edhe ka ndihmuar në shumë projekte shoqërore, shëndetësore, arsimore e të kultit.







All the contents on this site are copyrighted ©.