Atë Gjergj Fishta: Mbi vorr t’ A. Alois Paliq, ofm
Me 7 marc 1913 ushtria malazeze mbyti mizorisht në fshatin Janosh (afër Gjakoves)
françeskanin A. Luigj Paliq, vetëm pse, si meshtar katolik e shqyptar i njimendtë,
nuk mujt me pëlqye mizoritë, qi Sllavët bajshin mbi grigjë të tij, as pse s’dijti
zemra e dhimbëshme e tij me mshehë mjerimin qi ndiete, kah shihte se n’ato vise thjesht
shqyptare, kamba e anmikut mâ të madhit të kombit lęte gjurmët e veta shkretnuese.
(Shih Hylli i Dritës” Marc 1914). Në rasën e kryevjetorit Poeti, me këte vjershë përkujton
vrasjen mizore të këtij dëshmori, tue lypë prej Hyjit, qi të gjikojë mbi dhunë të
bame Shqypnisë. Kjo botue në “Hylli i Dritës”, marc 1914. 1. Barbarët... e mbyten!
E pra Ky ‘i dhunë kurrkuj s’ia bani; Nuk bâni kand me kja: Per
t’keq s’i duel kurr zani; Per Atme e shejten Fé Punoi me t’drejtë
m’ket dhé.
2. I vorfni pa prind mbetun, Qi kjan, per bukë
i mjeri, Te ky shujtën pat gjetun; Ky lott prej sysh i a teri, S’e
la nen dhunë me fshâ E át e mâmë iu bâ.
3. Pse pra me e mbytë?...Trathtari, E
gjaksi e i patenzoni E i trishtueshmi kursari, Qi s’njeh se shk’âsht
zakoni, Kah t’duen ata po mbajn: Pse kshtu me e mbytë t’pafaj’n?...
4.
Por, po; per shka të prujtun Isht’ ky n’dy faje zhye, Qi ndryshej
nuk ka mujtun Veç se me gjak me i shkmbye: Shqypnin dote t’lirueme, E
Fén s’ndrrote t’bekueme.
5. E per ket punë mizori, Ushtari
i Malit t’Zi Qi mshrirë s’i njeh krahnori Heshten i a nguli n’gji, Edhe
me tę të ngratit Zemrën shporoi ai Fratit.
6. U rrzue
sherbtori i Zotit —Heu! Si nuk plasi djerri! E syt per t’gjatë
të motit Ndermjet anmiqve i erri: Gjaku prej varrvet t’ngrata Gurglloi
mbi buca t’thata.
7. O Perëndi i amshuem, A thue tu’ i vue
kjé trollin Ndo’i rruzlli mâ t’lumnueshëm Qi per nen qiellë mund
t’ndollin Kso punësh mbi ftyrë t’ksaj bote, Pa shkrepun mnija
Jote?
8. Qe shkjau, harlisë krenijet, Meshtarët âsht tue t’i
mbytun; Lterët t’u, seli hyjnijet, Me gjak âsht tue t’i zhytun: E
rrfeja e Jote kisha Por rrzon, e veç çan pisha!
9. As gjaku,
pra i Meshtarëvet As gurt e letervet t’ue S’mund reshkan mshrirë
Shqyptarëvet Nuk mujtkan mnin me t’ zgjue? E fatin e Shqypnís E
lankan n’dorë t’shkjenís?...
10. O e mjera, moj e mjera Shqypni,
se keq ké ngelun! Se mirë, moj ty t’thau vera, Qysh se shkjau
âsht tue t’shkelun E tue t’poshtnue pa dhimë, Tue t’lanun n’vaj
e n’brimë.
11. T’kanë rrahë gjithkah me topa, Tue t’djegë
e tue t’shkrumue T’kanë damun copa-copa, Si t’ishe pa zot lshue, E
shk’âsht mâ fort per t’kja, Me dorë t’Mbretnivet t’Mdha.
12.
O Zot! O Zot! Mostjetër Per ketë pleqni trathtare, Qi europa,
rręnce e vjetër, Bani mbi tokë shqyptare Deh! Ti mos len qi niri Kshtű
t’a dhunojë pa hiri.
13. Veç m’ty na e kemi shpresën Se ‘i
ditë Liri mund t’shohim; Pse nierit fjalët e besën Fort mirë sot
po i a njohim; Ai syt s’i prír kurr njeti, veç ku mund t’grryejë
per veti.
14. Prandej o Zot, prej qiellet Ti priri syt mbi
né E bân qi puna t’kthiellet, Si âsht mirë për Atme e Fé; E
gjaku i ktij Meshtarit T’kjoftë falë per komb t’Shqyptarit.