2012-03-07 16:48:20

Arrihet një objektiv i mijëvjeçarit: përgjysmohet popullsia botërore, pa ujë të pijshëm


Sipas raportit të djeshëm të UNICEF-it dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, bota ka arritur një nga objektivat e zhvillimit, që i vuri vetes në fillim të këtij mijëvjeçari. Ai është përgjysmimi i numrit të njerëzve, që nuk kanë ujë të pijshëm. Rezultati u arrit para afatit të parashikuar për vitin 2015. Ndërmjet viteve 1990 dhe 2010, mëse 2 miliard njerëz mundën t’u afrohen rubinetave me ujë të pijshëm, për shkak të përmirësimit të sistemit të shpërndarjes së ujit. Tani, 89% e popullsisë botërore furnizohet me ujin, i cili e shpëton nga një sërë sëmundjesh, që varen nga mungesa e tij. Nuk duhet harruar se ky objektiv duhet të arrihet akoma për 800 milion njerëz.








All the contents on this site are copyrighted ©.