2012-03-06 16:22:14

Papa lutet për viktimat e tragjedisë në Kongo Brazavil


Benedikti XVI shpreh dhimbjen e tij të thellë për tragjedinë e së dielës në Kongo Brazavil, në të cilën gjetën vdekjen së paku 236 vetë dhe u plagosën mëse 2000 të tjerë. Shkaku: shpërthimi i një depoje me municion në kryeqytet. Në telegramin, e nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, Papa u shpreh solidaritetin e tij familjeve dhe lutet që Zoti t’i pranojë viktimat në paqen e në dritën e Tij. Ati i Shenjtë i kërkon Hyjit t’u japë forcë të gjithë njerëzve, që po punojnë për të ndihmuar të mbijetuarit dhe mbështet impenjimin e Kishës vendase e të organizatave të shumta ndërkombëtare, në asistencën e të pastrehëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.