2012-03-06 17:36:18

Papa: Eukaristia është dashuri e paanë në tërë madhështinë e saj


Eukaristia është dashuri e paanë në tërë madhësinë e në madhështinë e saj: kështu shkruan Benedikti XVI në parathënien e librit të kardinalit Paul Josef Cordes, president i merituar i Këshillit Papnor ‘Cor Unum’, me titullin “Ndihma nuk bie nga qielli. Karitasi e spirtualiteti”, botuar nga Cantagalli. Në parathënien e tij Papa na fton ta jetojmë Eukaristinë përmes shërbimit dhe dashurisë bamirëse në bashkim me Zotin. Ta ndash bukën: është gjest “shumë i thjeshtë e i përditshëm”, shkruan Papa. Por me Jezusin ajo bëhet diçka më shumë e në darkën e mbrame merr një domethënie të re, sepse “në atë orë Jezusi nuk shpërndan vetëm bukë, por vetveten. Ai dhurohet”. Eukaristia është gjest që “karakterizon e mban të bashkua” Kishën, që përfaqëson “bashkëndarjen e njësimin”, sepse në saje të bukës së ndarë e të shpërndarë së bashku me të tjerët, “komuniteti bëhet një: të gjithë hanë nga e njëjta bukë e vetme”. E bashkë ndarja, vijon Papa, është “përbashkim e dhurim” që posaçërisht në Krishtin arrin “thellësinë të paimagjinueshme më parë”. Ai bëhet “bukë për jetën e botës”. Për këtë, pra, shkruan Ati i Shenjtë Ratcinger, “Eukaristia është më shumë se një akti i thjesht kulti”; në te të krishterët mund të shohin “imazhin e mikpritjes së Zotit”, ku i Biri i mishëruar e dhuron vetveten “si bukë të jetës”. Nga këtu, thirrja për vijuar me “copëzimin apo ndarjen e bukës” në jetën e përditshme, sepse në këtë gjest shfaqet “thjesht dashuria në tërë madhësinë e madhështinë e saj”.







All the contents on this site are copyrighted ©.