2012-03-06 16:22:33

Dhimbja e Papës për viktimat e aksidentit hekurudhor në Poloni


Benedikti XVI dërgon një telegram ngushëllimi për viktimat e aksidentit hekurudhor të së shtunës në Poloni, i cili shkaktoi 16 të vdekur e mëse 50 të plagosur. Në telegramin, që mban firmën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Tarçizio Bertone, Papa shpreh afërsinë e tij shpirtërore me familjarët e viktimave e merr pjesë në zinë e gjithë Polonisë. Ati i Shenjtë e lut Zotin të ketë mëshirë për viktimat e t’u japë jetën e pasosur, si edhe t’u dhurojë guxim e paqe atyre, që vuajnë për shkak të kësaj tragjedie.







All the contents on this site are copyrighted ©.