2012-03-05 17:05:30

Shpërthime në Kongo-Brazavil shkaktojnë mëse 200 viktima


Ka arritur në të paktën 213 viktima, qindra të plagosur e një sërë ndërtesash të shkatërruara krejtësisht, bilanci i shpërthimeve të djeshme në një depo municioni në Brazavil, kryeqyteti i Republikës së Kongos. Sipas ekspertëve, origjina e shpërthimeve, që zgjatën nga ora 8.00 e mëngjesit deri pasdite, është një qark i shkurtër. Është shkatërruar krejtësisht edhe kisha e Shën Luigjit të Francezëve. Kisha lokale po punon për të ndihmuar njerëzit e mbetur pa shtëpi. “Jam me jetimët, mbetur pa prindër nga kjo katastrofë”, deklaron për agjensinë kishtare Fides, kryeipeshkvi i qytetit, imzot Anatole Molandou.







All the contents on this site are copyrighted ©.