2012-03-02 16:51:27

Ushtrimet shpirtërore në Vatikan: reflektime për varfëri, pastërti, dëgjesë e lutje


Dita e parafundit e Ushtrimeve shpirtërore në Vatikan për kohën e Kreshëve. Autori i meditimit, kardinali Laurent Monsengwo Pasinya, kryeipeshkëv i Kinshasës, u propozoi Benediktit XVI dhe anëtarëve të Kuries Romake, mbledhur në Kapelën e Nënës së Shëlbuesit të Pallatit Apostolik, reflektime për varfërinë, pastrinë e dëgjesën. Foli, në vijim, edhe për forcën e lutjes. Ndërsa pasdite, meditoi për Shpirtin Shenjt. Ushtrimet shpirtërore do të përfundojnë nesër me Lutjet e mëngjesit, që do të fillojnë në orën 9.00







All the contents on this site are copyrighted ©.