2012-03-02 11:01:05

Më 2 mars kalendarit kujton shën Anxhelën e Kryqit.


Të bëhesh i varfër me të varfrin, për t’i çuar Krishtin”. Kjo ishte motoja e Shën Anxhelës së Kryqit dhe e Kongregatës së Motrave të Shoqërisë së Kryqit, themeluar prej saj.
E lindur në Sevilje, në vitin 1846, bijë e familjes së thjeshtë, por shumë të përshpirtshme, Guerrero Gonzales, u pagëzua me emrin Maria. 12 vjeçe nisi punën në një punishte këpucësh, për të ndihmuar familjen. Pothuajse gjithë kohën e lirë e kalonte në lutje e një ditë, gjatë lutjeve të zakonshme, pa Krishtin në kryq e, pranë tij, një kryq tjetër, bosh. E kuptoi se ishte kryqi i saj.
Kërkoi, atëherë, të gozhdohej në të, duke hyrë në kuvendin e karmelitaneve. Por iu desh të largohej prej aty, për arsye shëndetësore. U rikthye në shtëpi, ku filloi të shkruajë ditarin e saj, në të cilin nis të duket fizionomia e kongregatës kushtuar dashurisë së krishterë, posaçërisht për të sëmurët. Kongregata lindi në vitin 1875.
E miratuar nga Selia e Shenjtë në vitin 1904, pati një ndikim të jashtëzakonshëm në shoqërinë spanjolle të kohës. Me emrin rregulltar Anxhela e Kryqit, Nëna themeluese u bë e njohur edhe me një emër tjetër: “Nëna e të varfërve” të Siviljes, qytet ku mbylli sytë për dritën e kësaj bote në moshën 86 vjeçare, më 2 mars 1932. Gjon Pali II e lumnoi në Sivilje, në vitin 1982 dhe e shenjtëroi në Madrid, në vitin 2003.







All the contents on this site are copyrighted ©.