Katër dijetarët e Kishës lindore, në qendër të predikimeve të Kreshmëve në Vatikan.
Më 9 marsin e ardhshëm, predikatari i Shtëpisë Papnore, atë Raniero Kantalamesa, do
të fillojë, në Kapelën e Nënës së Shëlbuesit, në Vatikan, predikimet e Kreshmëve.
Meditimet do ta marrin shtytjen prej disa Etërve të Kishës e do të zhvillohen sipas
temës: “Mos i harroni të parët tuaj e ndiqni fenë e tyre”(Heb 13,7). Në prag
të Vititt të Fesë, shpallur nga Benedikti XVI (12 tetor 2012- 24 nëntor 2013), Etërit
e Kishës propozohen për t’i ridhënë freski besojmës sonë, përmes kontaktit të ri me
viganët e fesë, që jetuan në të kaluarën. Do të ulemi me radhë në bankat e shkollës
së katër doktorëve të Kishës Lindore: Atanasit, Bazilit, Gregor Naciancenit e Gregor
Nisenit - për të dëgjuar ç’na thotë secili prej tyre ne, sot, për dogmën që shpalli.
Përkatësisht: hyjnia e Krishtit; e Shpirtit Shenjt, e Trinisë e njohja e Zotit. Predikimet
e tjera do të mbahen më 16, 23 e 30 mars.