2012-03-01 16:33:56

Zgjedhjet parlamentare në Iran: votojnë 48 milion qytetarë.


Nesër në Iran në votime 48 qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin 290 deputetë që do të ulën në parlamentin e ri të Teheranit. Mbi 2400 kandidatë janë seleksionuar nga Këshilli i Gardianëve apo Rojtarëve, autoriteti më i lartë fetar e juridik i Iranit. Autoritet ftojnë popullsinë për të marrë pjesë me një numër sa më të madh, ndërsa sipas shumë vëzhguesve, një numër i madh i popullsisë do të bojkotojë votimet e nesërme. Sipas ekspertëve këto janë zgjedhjet më të këqija që nga lindja e Republikës islame të Iranit.
Analistët parashohin fitore të bindshme nga besnikët e liderit suprem, Ajatollah Al Khamnej. Mbështetësit e Khamnejit janë kritikë ndaj Qeverisë së Mahmud Ahmadinexhadit për shkak të trajtimit të saj të ngadaltë të ekonomisë iraniane. Sidoqoftë, të dy grupet janë armiqësore ndaj Perëndimit. Proreferomatorët shihen si të margjinalizuar dhe nuk përfshihen në zgjedhje në kuptim të plotë.







All the contents on this site are copyrighted ©.