Krezhmët në Prishtinë: kohë e përgatitjes shpirtërore për Pashkë
Krezhmët janë kohë e volitshme liturgjike që na përgatisin për festën e Ngjalljes,
Pashkët. E Kisha na fton në një kohë lutjeje, në një kohë agjërimi dhe pendese, duke
na kujtuar se duhet ta ruajmë fort vetveten, me bindjen se lufta kundër së keqes dhe
mëkatit nuk mbaron kurrë, sepse tundimi është realitet i çdo dite, ndërsa ligështia
e besimi i kotë tek vetvetja, përvojë, që e jetojnë të gjithë. E përmes lëmoshës apo
veprave bamirëse, Krezhmët duhet të jenë rast i përshtatshëm për t’i ndarë së bashku
me vëllezërit e varfër dhuratat, që kemi marrë, e jo më pak, rast për t’i kushtuar
vëmendje të veçantë nevojave të njerëzve të varfër e të braktisur. Po t’i kthehemi
fillimit të Krezhmëve në kryeqytetin e Kosovës, për çka na njofton Rabie Ibraj..........