Ushtrimet shpitërore në Vatikan: kur në Kishë këputet bashkimi me Zotin.
Dita e tretë e Ushtrimeve shpirtërore për Kreshmët, në Vatikan, e sotmja. U prek tema
delikate e këputjes së lidhjes, që e bashkon ngushtësisht Kishën me Zotin. Autori
i meditimit, kardinali Laurent Monsengwo Pasinya, kryeipeshkëv i Kinshasës, u propozoi
Benediktit XVI dhe anëtarëve të Kuries Romake, mbledhur në Kapelën e Nënës së Shëlbuesit
të Pallatit Apostolik, dy reflektime, titulluar “Dashuria e botës” dhe “Antikrishtët
ose mungesa e besimit në Jezusin, që është Krishti”. Pasdite, meditimi i tretë,
me titull: “Mëkati i meshtarit”. Rikujtojmë se meditimet frymëzohen nga Letra I e
Shën Gjonit.