2012-02-29 16:24:42

"Arkivi Sekret i Vatikanit tregon”. Ekspozitë në Muzeun Kapitolin.


Sot paradite, me një vizitë private të Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Tarçizio Bertone, në Bashkinë e Romës u përurua zyrtarisht ekspozita “Lux in arcana – Arkivi sekret i Vatikanit tregon”. Në të, për herë të parë, ekzpozohen për publikun 100 dokumente, që dalin nga Arkivat e Kishës, për të hyrë në botën e sotme.
Së bashku me kardinalin Bertone, ekspozitën, që u hap për publikun sot pasdite e do të vijojë të jetë me porta të hapura çdo ditë, nga ora 17.30 deri në orën 21.30, ishte dhe Ministri italian i Kulturës, Lorenzo Ornagi; kryetari i Bashkisë së Romës, Gianni Allemano dhe shumë personalitete të tjera vatikanase e shetërore të kulturës.
“Këto janë dokumente të vërteta, për t’u parë e për t’u paraqitur”. Me këto fjalë i komentoi kardinali Bertone lajmet e shtypit, botuar këto ditë, lidhur me Arkivat e Vatikanit, që pritej të hapnin gojën e të tregonin të vërtetën, për një kohë, që nuk është aq pranë kohës sonë. Pati, ndërmjet tjerash, edhe shkrime që ngulmonin se dokumentet janë të rreme. Kardinali Bertone ua këputi shkurt këtyre artikullshkruesve: “S’kam ç’të shtoj, mbasi ju e dini vetë. Jeni të mirinformuar!”, Ndërsa për ekspozitën, kardinali theksoi se ajo që të bie më tepër në sy, është pikërisht vërtetësia e saj historike.







All the contents on this site are copyrighted ©.