2012-02-28 16:38:37

DBR-së 2013. Kardinali Rylko: “Papa ndjek nga afër përgatitjet”.


Benedikti XVI është duke përcjell nga afër përgatitjet që po bëhen për Ditën e ardhshme Botërore të Rinisë e, shpreson në një impenjim të të gjithë të rinjve në këtë ngjarje të madhe feje, që është DBR-së. Kështu pohoi presidenti i Këshillit Papnor për Laikët, kardinali Stanislaw Rylko, posa mbërrini dje, në Rio de Zhaneiro, qytet ku do të zhvillohet Dita Botërore e Rinisë më 2013 nga data 23 deri më 28 korrik. I shoqëruar, me disa anëtarët tjerë të delegacionit të Vatikanit, kardinali Rylko do të qëndrojë në Brazil deri më datën 2 mars për shqyrtuar gjendjen e ecurisë së përgatitjeve për Ditën botërore të Rinisë. Lidhur me këtë, njofton kryedioqeza e Rio-de-Zhaneiros, delegacioni i Vatikanit do të takohet me Komitetit organizativ të kësaj ngjarjeje dhe me ipeshkvijtë brazilianë që janë të deleguar për këtë ngjarje kishtare të nivelit botëror. Siç njofton agjencia Sir, kardinali Ryloko do të takohet edhe me guvernatorin e Rios, Sergio Cabral dhe kryetarin e Bashkisë, Eduardo Paes së bashku me përgjegjësit e disa lëvizjeve dhe komuniteteve të reja. Gjatë kësaj vizite, kardinali Rylko do të vizitojë edhe vendet që janë caktuar për pritjen e zhvillimin e kremtimeve papnore. Më datën 1 mars Rio kremton 447 vjetorin e themelimit të vet, e kardinali Rylko do të kryesojë Meshën e Shenjtë në shenjtëroren e kryedioqezës kushtuar Krishtit Shëlbues të Corcovado-s, e cila do të pasohet nga lutja e mbrëmjes të të rinjve në Kishën e shën Anës. Akti i fundit i kësaj vizite do të jetë një konferencë shtypi, më 2 mars, pranë selisë së kryeipeshkvisë braziliane.







All the contents on this site are copyrighted ©.