2012-02-26 19:18:19

Shenjtorët e javës që vjen


Sot e diel 26 shkurt, Kisha kremtoi të dielën e parë të Krezhmëve. E gjithnjë sot më 26 shkurt kalendari kishtar përkujtoi edhe shën Aleksandrin e Aleksandrisë e shën Faustinianin, ipeshkëv i Bolonjës. Në liturgjinë e kësaj së diele jehon fuqimisht britma e mëkatarit të penduar drejtuar Zotit: “Dëgjoje, o Zot, të varfërin që të lutet!”.

Të hënën më 27 shkurt kalendari përkujton shën Gabrielin e Zojës së Dhimbshme, rregulltar pasionist , që na kujton se kush shpreson në Zotin, nuk mbetet kurrë i zhgënjyer.

Të martën më 28 kalendari përkujton shën Osvaldin e shën Romanin. Liturgjia e ditës na kujton se banorët e Ninives, pasi dëgjuan predikimin e Jonës, u penduan; edhe Mbretëresha e Sabës e dëgjoi me vëmendje dijen e Salomonit. Ndërsa kush i kundërvihet Jezusit, s’bën tjetër veçse të tregojë masën e arrogancës e të mbrapshtisë së vet.

Të mërkurën më 29 shkurt kalendari përkujton shën Hilarin, papë. Liturgjia na përkujton se për të jetuar bashkimin nuk duhen fjalë, por mjafton të kesh diçka për të zbatuar e jetuar sëbashku, të njëjtën shpresë në të cilën të marrësh pjesë e të njëjtat bindje që na bëjnë të jemi një mendjeje e një zemre me Zotin dhe të afërmin.

Të enjten më 1 mars nga kalendari përkujton shën Feliçin, papë dhe shën Albinin, ipeshkëv i Anzhé. Në liturgjinë e festës së tyre jehon fuqimisht britma e mëkatarit të penduar drejtuar Zotit: “Dëgjoje, o Zot, të varfërin që të lutet!”.

Të prmeten më 2 mars kalendari përkujton shën Angjelen e Kryqit, virgjër, që na kujton uratën zhgjetore: “Na fal o Zot, e ne do të jetojmë”. Liturgjia e ditës na kujton se kur i lutemi Zotit të na falë, ai i Lumi na tregon një rrugë paradoksale: do të falemi, vetëm në se falim atë që kemi pranë.

Të shtunën që vjen më 3 mars kalendari përkujton shën Kunegonden, bashkëshorten e Henrikut II perandor. Liturgjia na kujton se vërtetë i lum është vetëm njeriu që i qëndron besnik ligjit të Zotit. “Sikur ta kuptonim mirë se çka është prifti mbi tokë do të vdisnim: jo nga tmerri, por nga dashuria!” (Shën Gjoni Vianej).

Të dielën e ardhshme më 4 mars Kisha katolike do të kremtojë të dielën e dytë të kohës së Krezhmëve, ciklit të dytë, e gjithnjë më 4 mars kalendari përkujton edhe shën Kazimirin, pajtori qiellor të Lituanisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.