2012-02-23 17:37:33

Shqipëri: trojka e ambasadorëve kërkon reforma


"Të përshpejtohet puna me reformën zgjedhore dhe parlamentare", ishte kërkesa e trojkës së ambasadorëve Ettore Sequi, Aleksandër Arvizu dhe Eugen Wollfarth, menjëherë pas takimit me kreun e Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Takimi mes ambasadorit të BE-së, Ettore Sequi, ambasadorit të OSBE- së Eugen Wollfarth dhe ambasadorit të SHBA-së Aleksandër Arvizu me kreun e PS, Edi Rama erdhi pas shqetësimit të ngritur nga lideri opozitar për zvarritjen e reformës zgjedhore përtej afatit të përcaktuar. Tema kryesore e takimit ishin diskutimet mbi reformën zgjedhore, parlamentare si dhe zgjedhja e presidentit.







All the contents on this site are copyrighted ©.