2012-02-23 17:18:49

Dhimbja e Papës për fatkeqësinë hekurudhore në Buenos-Ajres, ku humben jetën mbi 50 njerëz.


Papa Benedikti XVI është prekur thellësisht nga tragjedia hekurudhore që ndodhi në Buenos-Ajres : ku një tren pasi nuk i ndal është përplas në stacionit Once, duke shkaktuar vdekjen e mase 50 vetëve e plagosjen e 675 të tjerëve. Në një telegram ngushëllimi, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Bertone, dërguar kryeipeshkvit të kryeqytetit të Argjentinës, kardinalit Jorge Mario Bergoglio, Papa Benedikti XVI u shpreh afërsinë e tij familjeve të viktimave, duke siguruar lutjen personale Hyjit për viktimat dhe pjesëmarrjen në këtë pikëllim. Qeveria e Argjentinës ka shpall dy ditë zie kombëtare. Kështu bëri të ditur, zëdhënësi i presidentes Cristina Fernandez de Kirchner, e cila u shpreh afërsinë e saj familjarëve që janë në dhembje për humbjen e të dashurve. Ndërkohë vazhdojnë hetimet e policisë e të ekspertëve rreth kësaj fatkeqësie.







All the contents on this site are copyrighted ©.