2012-02-21 16:46:23

Patriku Bartalomeu I kërkon liri të plotë për pakicat jo myslimane në kushtetuën e re turke


Një dokument 18-faqësh, me të cilin kërkohet “liri e plotë” për pakicat jo myslimane në Siri. Iu dorëzua personalisht autoriteteve nga Patriku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu I, në përfundim të një audicioni prej një ore me anëtarët e Komisionit parlamentar, që po punojnë për rishikimin e Kushtetutës turke. Është hera e parë, që parlamenti i Ankarasë e fton patrikun të paraqesë propozimet e tij. “Për herë të parë në historinë e Republikës – tha Bartolomeu I, pasi doli nga salla e audicionit – pakicat në Turqi u ftuan formalisht të shprehin propozimet e tyre për projektin e Kushtetutës së re. Fatkeqësisht, ka pasur padrejtësi në dëm të pakicave, por tani, ato janë pranuar. Po lind një Turqi e re. Largohemi me shpresë nga ky takim e jemi jashtëzakonisht mirënjohës”. Në dokument, kërkohet që Kushtetuta e re t’i referohet Traktatit të Lozanës, nënshkruar më 24 korrik 1923, ku përcaktohen marrëdhëniet e shtetit turk me fetë jo myslimane e ku garantohen të drejtat e bashkësive të krishtera në vend. Ndër pikat e paraqitura, edhe rihapja e Shkollës teologjike të Halkit, e cila deri në mbylljen e saj, në vitin 1971, ka qenë shkolla kryesore e teologjisë në Patriarkatin Ekumenik të Kostandinopojës. Përveç patrikut aktual, në të kanë studiuar edhe patrikë të shquar të së kaluarës si Demetrius, Athenagoras dhe Maximus V.








All the contents on this site are copyrighted ©.