2012-02-21 16:53:16

Atë Luigj Paliqi ofm,
në përvjetorin e martirizimit
për Fe e Atdhe


Atë Luigj Paliqi lindi më 21 shkurt 1879 në Janjevë afër Prishtinës (Kosovë), në dioqezën Shkup- Prizren. Pas shkollës fillore në vendlindje, u transferua në Shqipëri ku hyri në familjen rregulltare të Françeskanëve, në Kuvendin e Troshanit (Lezhë). Këtu bëri formimin për rregulltar dhe noviciatin. Vazhdoi studimet filozofike në Itali gjatë viteve 1896 – 1901. Me kushtet e përjetshme të jetës rregulltare ndër françeskanë, sipas traditës rregulltare të kohës, ndërroi emrin e pagëzimit nga Mati në atë të jetës rregulltare, Luigj, i frymëzuar nga jeta e Shën Luigjit Gonzaga.
Atë Luigji Paliqi u shugurua meshtar më 21.09.1901. Pas shugurimit meshtarak u ndal në Romë edhe për dy vite të tjera për studimi pas-universitare. Misionin e tij meshtarak e rregulltar e filloi në Kosovë në famullinë e Pejës, të fshatit Gllogjan, e më vonë edhe në shenjtëroren e shëna Ndout në Gjakovë.
Nga viti 1905-1907 qe famullitar në kryedioqezën e Shkodrës.
Nga viti1907-1912 qe emëruar rektor i shenjtërores së shëna Ndout të Gjakovës (Kosovë). U martirizua më 7 mars 1913në fshatin Janosh afër Gjakovës, për faktin se nuk pranoi të bëhej prift ortodoks, ku përkohësisht edhe u varros. Trupi i tij më vonë u transferua në varrezat e Shën Gjergjit, në famullinë kishtare të Zymit të Prizrenit. Ky françeskan i jashtëzakonshëm jetoi duke dëshmuar, jetuar e mbrojtur fenë në Zotin, idealet dhe të vërtetën për fe e atdhe.







All the contents on this site are copyrighted ©.