2012-02-20 16:07:48

Këshilli i Kishave: uji do të jetë në qendër të vëmendjes në fushatën e Kreshmëve.


“Ekonomia e ujit”, është tema që zgjodhi Këshilli Ekumenik i Kishave (Cec) për fushatën e Kreshmëve. Në mënyrë të posaçme, përmes organizmit të quajtur “Rrjeti ekumenik i ujit”, Cec do t’i ftojë, për shtatë javë me radhë, të gjitha Kishat e krishtera të luten, të reflektojnë e të punojnë së bashku në mbrojtje të drejtësisë hidrike, si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë botëror. Nisma filloi sot e do të përfundojë më 5 prill, të Enjten e Madhe. “Në këtë kohë krize ekonomike dhe ekologjike – shpjegon Cec në një notë – tema e zgjedhur për këtë fushatë të kujton menjëherë sa urgjente është që të krishterët të reflektojnë për ekonominë e ujit e të marrin edhe masat e përshtatshme për ta mbrojtur këtë pasuri të dorës së parë në jetën e njerëzimit.
Sipas Maike Gorsboth, koordinator i Rrjetit, pa ujin nuk mund të kuptohet jeta e planetit, e as ekonomia e të jetuarit. Uji është element themelor i zhvillimit të qëndrueshëm në fushën e shëndetit, të sigurisë ushqimore, energjisë, pasurisë e varfërisë, probleme që shqetësojnë Kishat dhe mbarë botën, sepse, në bazë të vetë jetës së njeriut e të njerëzimit. Sa i domosdoshëm është uji për jetën, e kuptojnë më mirë vendet ku kjo pasuri mungon. Prej këndej, nisma, të cilën e shoqërojnë disa meditime javore, që mund të lexohen në kanalin e internetit të Cec. Janë ndihmesë për të nxitur meditimin e besimtarëve.Çdo javë, këto reflektime do të japin edhe përgjigje biblike për probleme të veçanta, si ekonomia e ujit, prodhimi dhe zbrazja e mbeturinave, prodhimi agro-ekologjik dhe përshtatja ndaj ndryshimeve klimaterike.







All the contents on this site are copyrighted ©.