2012-02-19 17:18:12

Imzot Zef Gashi dhe Imzot Lucian Avgustini në Simpoziumin e ipeshkvijve të Evropës e të Afrikës


Javës së kaluar, u zhvillua në Vatikan Simpoziumi i dytë i Konferencave Ipeshkvnore të Evropës dhe të Afrikës, në praninë e delegatëve të dikastereve të Vatikanit dhe të organizmave të tjera kishtare. Të enjten, ipeshkvijtë, ndër të cilët edhe dy shqiptarë – kryeipeshkvi metropolit i Tivarit, imzot Zef Gashi dhe ipeshkvi i dioqezës së Sapës, imzot Lucian Avgustini - u takuan me Papën Benedikti XVI, i cili u vuri në dukje sfidat, që katolikët e të dyja kontinenteve duhet t’i përballojnë së bashku. Indiferenca për fenë; hedonizmi, që ka kontribuar në krizën e vlerave edhe në jetën e përditshme e në familje; pastaj, pornografia e prostitucioni, shenjë e gjendjes problematike shoqërore. Ati i Shenjtë i këshilloi ipeshkvijtë ta përqendrojnë vëmendjen mbi familjen, “kishë shtëpiake”, “garanci e fuqishme” për përtëritjen e shoqërisë, rojtare besnike e “zakoneve, traditave, riteve të fesë”, terreni më i përshtatshëm për ta dëgjuar thirrjen e Zotit e vatër edukimi për rininë. Por udha e të rinjve, vërejti Benedikti XVI, nuk duhet të jetë e pasigurtë dhe e errët, prandaj, ata duhen përkrahur e mbështetur me anë të formimit kulturor, të ndriçuar nga Ungjilli:
“Kështu, kultura e ushqyer nga feja, sjell humanizimin e vërtetë, ndërsa kulturat e rreme çojnë drejt çnjerëzimit: në Evropë e në Afrikë, kemi pasur shembuj të trishtuar për këtë”.
Por më hollësisht, për këto sfida, të dëgjojmë ipeshkvijtë shqiptarë, të pranishëm në audiencën me Papën. Në mikrofonin tonë, imzot Zef Gashi dhe imzot Lucian Avgustini:.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.